Merkato – Liverpool gati të thyejë rekordin private të transferimeve për Darwin Nunez

Home » Merkato – Liverpool gati të thyejë rekordin private të transferimeve për Darwin Nunez

Liverpool është i gatshëm të bëjë gjithçka është e mundur për të sjellë në Anfield talentin e Benfica, Darwin Nunez. Sulmuesi uruguaian është një nga yjet më premtues të skenës europiane, dhe kjo sigurisht do të thotë se konkurrenca për kartonin e tij është mjaft e egër. Por “The Reds” nuk kanë ndërmend të dorëzohen, dhe sipas raportimeve janë të gatshëm të thyejnë dhe rekordin private të klubit për transferimin më të shtrenjtë.

Drejtori i ri sportiv i Liverpool, Julian Ward, është në bisedime me Benfica dhe thuhet se Nunez po konsideron seriozisht transferimin në Anfield. Sulmi është reparti më prioritar për anglezët në këtë merkato, duke marrë parasysh situatën e komplikuar të Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të cilët janë afër largimit nga klubi.

Nunez ndërkohë shënoi 6 gola në Champions League sezonin e kaluar, 2 madje ndaj Liverpool në çerekfinale. Kjo sigurisht që kapi dhe vëmendjen e Jurgen Klopp, i cili para disa javësh u shpreh për 22 vjeçarin:

“Një djalosh simpatik! Por dhe një lojtar mjaft i mirë…Ai ishte fizikisht i fortë, i shpejtë, dhe i qetë përpara portës. Gjithmonë them në këto situata se nëse ai është fizikisht i shëndetshëm, e pret një karrierë e madhe.”

Prej kohësh ishte në fakt Atletico Madrid që dukej destinacioni më i afërt për Nunez, por interesi nga Premier League sa vjen e shtohet dita-ditës. Këtu mund të përmendim dhe Manchester United. Por “Djajtë e Kuq” kanë një disavantazh të madh dhe është pikërisht fakti që nuk do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm. Nunez sigurisht që e kërkon këtë mundësi, në këtë second të karrierës së tij. Sulmuesi ka shënuar plot 34 gola në 41 paraqitje me Benfica, dhe është tashmë një titullar i rregullt me kombëtaren e Uruguait.

Leave a Reply

Your email address will not be published.